Në një emision televiziv në Kosovë, derisa po bisedoheshte për takimin e shefit të CIA-s me kryeministrin Albin Kurti u përmendën edhe dy emra tjerë të cilët fshehurazi kanë takuar William Burns-in.

Një nga të ftuarit në emision tha se ka pasur edhe dy figura të larta shtetërore nga RMV dhe Shqipëria që atë ditë kanë qenë të pranishëm në Kosovë por duke mos dhënë emra. Ndërsa mysafiri në studio u shpreh se edhe nëse Edi Rama dhe Ali Ahmeti (duke supozuar) kanë pasur takim me shefin e CIA-s në Kosovë asnjëri nga këta të dy nuk mund të bëhet kryeministër i Kosovës.

Nga ana tjetër edhe opinionisti Sulejman Mehazi ka ngritur dyshimet për një takim mes shefit të CIA-s dhe Edi Rams e Ali Ahmetit.

Postimi i plotë:

A është takuar apo jo, Rama me Ahmetin, në Prishtinë me Shefin e CIA-s, William Burns…?

Sipas disa informatave jo zyrtare e tinëzare thuhet se, Edi Rama dhe Ali Ahmeti, pa dijen e Kurtit kanë shkuar në Prishtinë për t’u takuar e ankuar te Shefi i CIA-s, William Burns…, nëse jo nuk ka problem, po nëse janë takur me Drejtorin e CIA-s, Burns, pse mediat heshtin e nuk tregojnë?

Nga BDI deri më tani as nuk e pohojnë as mohojnë mundësinë e takimit të Ahmetit me Burns.