Kryetari i Lidhje Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se në bisedimet për Presidentin nuk kanë propozuar ndonjë emër e as nuk i është kërkuar një i tillë.

Abdixhiku tha se fokusin aktualisht e ka në “bashkimin e së djathtës” brenda partisë së tij.

“Dhe në këtë fazë jam shumë i interesuar, më tepër se gjithçka tjetër sidomos kur bëhet fjalë për mua, jo i dhënë pas pozitave, por shumë i interesuar të bëj bashkimin e djathtë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky është misioni primar sot”, iu tha sot gazetarëve Abdixhiku.

Më pas për emra të përveçëm për president, Abdixhiku veçoi ish-presidenten Vjosa Osmanin.

“Presidenti duhet të jetë një figurë unifikuese që e bën mirë politikën e jashtme dhe i hap dyert në tavolinat kryesore botërore, besoj që Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për këtë”.

Këtë deklarim para mediave, Abdixhiku e ka bërë pas mbajtjes së Akademisë Përkujtimore për Betejën e Koshares.