Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se LDK-ja është partia që ka shënuar më tepër rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, përcjell TV21. Ai ka thënë se me 20 mandate, LDK-ja është stabilizuar dhe ka një të ardhme të sigurt, ndërsa këtë rezultat e ka quajtur edhe përgjegjësi politike për veprimet e mëtejshme.
“LDK-ja sonte shënon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar në këto palë zgjedhje. Në vetëm një muaj fushatë, në kaq pak kohë, LDK-ja ka kaluar nga 13%, në 18%, përkatësisht në 20 mandate”, tha mes tjerash Abdixhiku.
