ABSL organizoi eventin e tretë në Maqedoni, me fokus në ngritjen e vetëdijes të nivelit të bashkëpunimit në mes të kompanive të cilat kanë shërbime të IT-së dhe kompanive tjera, përcjell TV21. Ngjarja u mbajt në hapësirat moderne të Cowork21, me një numër të madh pjesëmarrësish. Sipas Blerim Shaqirit, kryetar i ABSL, kjo platformë mundëson hapjen e tregjeve të reja, sjelljen e klientëve në Maqedoni, të cilët janë në Evropë dhe në botë, ndërsa ka theks të veçantë në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinj në drejtimin e IT-së. Qëllimi është të sjellin ekonominë botërore, evropiane në Maqedoni, pa pasur nevojë që të shkojmë atje, që ta kërkojmë fatin. Përndryshe ABSL North Macedonia është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të ABSL, i cili operon në disa vende të Evropës dhe më gjerë.
“Duhet të theksoj se ABSL ka për qëllim që të jetë një platformë e cila do të bëj bashkëpunim jo vetëm me bizneset por edhe me të rinjtë, me akademinë – gjegjësisht universitetet dhe me institucione të ndryshme shtetërore e cila do të ndihmojë në ngritjen e nivelit dhe përgatitjen profesionale që të jemi një destinacion që do të jap kontribut dhe të krijojë mundësi të punësimeve dhe të jap kontribut në mbarëvajtjen e gjithë ekosistemit të industrisë se IT. Domethënë ta sjellim ekonominë botërore, evropiane në Maqedoni, pa pasur nevojë që të shkojmë atje, që ta kërkojmë fatin”, tha Blerim Shaqiri – kryetar i ABSL.
