Aco Ristov dhe Shamil Rexhepi janë paraqitur në shpalljen për kryetar të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). Ristov është ish-kryetar i komunës së Radovishit, ndërsa Rexhepi është i punësuar në KRRE.

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve nesër në mbledhje do t’i shqyrtojë aplikimet, pas vendimit për shpalljen e konkursit publik për emërimin e kryetarit të KRRE-së.

Shpallja për kryetar të KRRE-së u hap pas dorëheqjes së Marko Bislimoskit, por ai do ta ushtrojë funksionin deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij.

Në përputhje me Ligjin për Energjetikë, pas shqyrtimit të aplikimeve, Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve i propozon Kuvendit një kandidat për emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë.