Sekretari i BDI-së, Arbër Ademi në emisionin “N’Dritë” në Alsat u përplas me deputetin e VLEN-it, Bekim Qoku lidhur me çështjen e gjykimit në Hagë dhe interpretimet e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari. Pas akuzave nga Qoku se Ali Ahmeti ka qenë dëshmitar në Hagë, Ademi tha se Ahmeti ka dhënë intervistë por në cilësinë e udhëheqësit të UÇK-së.
“Nuk është e vërtetë që se zotëri Ali Ahmeti ka qenë si dëshmitarë, ai është intervistuar si drejtues i Lëvizjes Kombëtare dhe si themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra diku rreth 27 orë për tre ditë është intervistuar dhe nuk ka qenë dëshmitar”, tha Ademi./Alsat.mk.
The post Ademi: Ali Ahmeti ka dhënë intervistë në Hagë për 3 orë appeared first on Alsat.
