Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur besimin dhe përkrahjen për Kombëtaren e Kosovës, e cila nis fushatën kualifikuese për Kupën e Botës me ndeshjen ndaj Zvicrës.
“Me këmbë të mbarë po nisim rrugëtimin drejt Zvicrës, për të hapur kampanjën kualifikuese të Botërorit. Me zemër plot besim te futbollistët tanë, te djersa dhe përkushtimi i tyre, si dhe te stafi që qëndron gjithmonë pas tyre. Shpresojmë në mikpritje të ngrohtë dhe në fitore të Kombëtares së Kosovës!”, ka shkruar Ademi në një postim në Facebook.
Kosova përballet me Zvicrën në një ndeshje të rëndësishme për rrugëtimin drejt Botërorit 2026, sfidë e cila zhvillohet të premten.
The post Ademi: Me këmbë të mbarë nisim rrugëtimin drejt Zvicrës appeared first on Alsat.