Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi në Click Plus në TV21, theksoi se koalicioni AKI qëndron në kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Siç shtoi Ademi legjitimiteti në nivel shtetëror është të Aleanca Kombëtare për Integrim.
“Qëndrojmë në kërkesën tonë se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamenate, për arsye se në nivel republikan legjitimiteti është te AKI. Sot me këto tentativa dhe atentate që po i bëhen Marrëveshjes së Ohrit, jemi në këtë situatë si rezultat sepse kemi në qeverisje dikë pa legjitimitet”, tha mes tjerash Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi në Click Plus në TV21.
