Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur të dielën kërcënimet e tij ndaj Iranit nëse nuk e hap Ngushticën e Hormuzit deri më 6 prill. 

Mirëpo, ai i ka ndryshuar afatet e tij disa herë gjatë luftës.

Afati 1: Më 21 mars, Trumpi ka thënë se do të “godiste dhe zhdukte” termocentralet, “duke filluar me ato më të mëdhatë së pari”, nëse Irani nuk do ta rihapte rrugën ujore brenda 48 orëve.

Afati 2: Dy ditë më vonë, ai ka thënë se kishte pasur “biseda shumë të mira dhe produktive” midis vendeve dhe shtyu sulmet kundër infrastrukturës energjetike për pesë ditë.

Afati 3: Më 27 mars, Trumpi ka thënë se do ta shtynte sulmin ndaj termocentraleve për 10 ditë, “sipas (një) kërkese të qeverisë iraniane”, duke e çuar afatin në 6 prill.

Paralajmërim 48-orësh: Të shtunën, me afatin e 6 prillit që po afrohej, ai paralajmëroi se Irani kishte “48 orë” para se SHBA-ja të lëshonte “të gjithë ferrin” mbi të.

Kërcënimi i fundit: Në një postim me gjuhë ofenduese, Trumpi e përsëriti këtë kërcënim, duke përmendur të martën si ditën kur do të sulmoheshin caqet iraniane. Mirëpo disa orë pas kërcënimit të fundit, në një intervistë për Fox News, ai kishte deklaruar se një marrëveshje me Iranin është e mundur nga e hëna.