Agim Ademi kërkon mandatin e tretë në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, në kuadër të Kuvendit Zgjedhor që po mbahet në Prishtinë. Ademi mori mandatin e parë si president i FFK-së në vitin 2018, duke nisur zyrtarisht drejtimin e federatës për ciklin e parë katërvjeçar.

Mandati i parë i Ademit (2018–2022) u shënua me konsolidimin e strukturave të FFK-së dhe vazhdimin e integrimit të plotë të futbollit të Kosovës në garat ndërkombëtare të UEFA-s dhe FIFA-s. Gjatë kësaj periudhe, federata u fokusua në zhvillimin e garave vendore dhe forcimin e kapaciteteve organizative.

Në vitin 2022, Ademi fitoi mandatin e dytë katërvjeçar në krye të FFK-së, duke vazhduar drejtimin edhe në ciklin aktual. Gjatë mandatit të dytë, FFK-ja ka qenë e përfshirë në projekte infrastrukturore, zhvillimin e futbollit të moshave të reja dhe avancimin e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare të futbollit.

Me përfundimin e këtij cikli, Agim Ademi kërkon edhe një mandat të tretë radhazi në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai pritet të jetë kandidati i vetëm për postin e presidentit në këtë proces zgjedhor./Kosovapress/

The post Agim Ademi synon mandatin e tretë në Federatën e Futbollit të Kosovës appeared first on Alsat.