Në 25 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nuk duhet thirrur në folklorizma dhe emocione, por duhet të gjithë të reflektojnë dhe të punojnë se si të jetohet në paqe, stabilitet dhe siguri. Ahmeti tha se e don Maqedoninë pasi është vendi i tij, i gjyshërve dhe i stërgjyshërve që siç shtoi “e dua Maqedoninë po aq sa e don Cërvenkovski dhe Mickoski.
Ahmeti tha se “t’i mbajnë duart larg nga Marrëveshja e Ohrit çdo kush që tenton të rrënojë gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e drejtë” duke shtuar se MO është e arritur e përbashkët dhe jo vetëm e shqiptarëve. Tutje tha se ai kishte një projekt të ndarjes për Maqedoninë, që siç tha një pjesë e qyteteve do të mbeteshin jashtë Shqiprisë, duke deklaruar se “shqiptarët e Shkupit nuk do të ishin me mua bashkë, unë do të isha Shqipëri”.
“Nuk them se është rezultat vetëm i shqiptarëve. Nuk them se vetëm shqiptarët kanë fituar em MArrëveshjen e Ohrit, ka fituar edhe kombi maqedonas”, tha Ahmeti
