Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas fitores së Arkin Jahijit në zgjedhjet lokale në Komunën e Bërvenicës, ka përcjellë mesazhin se kryetari i ri duhet të jetë përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike apo politike.
“Arkini sot është përfaqësues i të gjithë qytetarëve të komunës. Nga nesër, ai do t’i përveshë krahët dhe do të zbresë në terren së bashku me bashkëpunëtorët e tij, për të punuar dhe për të realizuar programin dhe premtimet që ka dhënë para votuesve. Unë ju siguroj se vota juaj do të jetë në dobi jo vetëm të votuesve të Arkin, por të gjithë banorëve të Komunës së Bërvenicës, pavarësisht se cilit komunitet i përkasin. Bërvenica është e të gjithëve. Të uroj punë të mbarë. Arkin, bashkë me të gjithë ata që presin realizimin dhe zbatimin e programit për të cilin ti je zotuar para çdo qytetari. Zoti të ndihmoftë!”, deklaroi Ahmeti, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të qeverisjes në interes të të gjithë banorëve”, tha Ahmeti.
