Iniciativa të pamatura dhe të papjekura. Kështu kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, e ka quajtur vendimin e Gjykatës kushtetuese për balansuesin dhe inciativën për të cilën në fillim të tetorit kjo gjykatë duhet të shqyrtojë rreth ligjit për gjuhën shqipe.

Ai ka përkujtuar se gjenerator i krizës I cili ka shkaktuar përplasjen mes dy etnive në vend ka qenë ndryshimi I kushtetutës së vitin 1974.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI

“Mos respektimi, mos përfaqësimi, majorizimi i shqiptarëve, duke i përjashtuar nga çdo e drejtë deri edhe te shkollimi dhe të mos flasim më për privatizimin që u bë një masakër duke i përjashtuar shqiptarët nga çdo e drejtë në këtë vend, kështu që nuk kemi nevojë gjërat t`i kthejmë pas, vendit i duhet stabilitet, vendit i duhen marrëdhënie të mira ndëretnike”, tha mes tjerash Ahmeti.