Kandidati i AKI-së për Komunën e Bogovinës Besnik Emshiu, ka premtuar për banorët e kësaj komune, se nëse ai merr mandatin katër vjeçar në këtë komunë, do të zgjidhë problemin me ujin për pije për disa fshatra, projekt ky që sipas Emshiut, do të nisë të punohet në ditët e para të mandatit të tij.

Emshiu po ashtu ka premtuar edhe një fokus të veçantë për rregullimin e infrastrukturës, me hapjen e disa rrugëve, në fshatin Siniçan, Kamjan e Bogovinë.

“Projektet që do i realizojmë, është salla sportive në Bogovinë, rruga në fshatin Kallnik, rruga tjetër në vendbanimin Kamjan, pra Kamjan Sedllarcë, rruga në Bogovinë deri në Sedllarcë dhe rruga e jurisë, por edhe shumë kanale që i kemi projekte të fituara. Një ndër projektet më të rëndësismhe që mendojmë të realizojmë mandatin e ardhshëm është projekti i ujit për pije për disa vendbanime. Projekti që fillon nga Sumreka e deri në Urviç që do furnizojë me ujë Bogovinën, Sedllarcën Novosellën dhe vetë vendbanimi Urviç”, u shpreh Besnik Emshiu, Kandidat për kryetar të komunës së Bogovinës AKI./ Alsat.mk

The post AKI: Kemi projekte për Bogovinën – Emshiu: Ujë dhe rrugë të reja appeared first on Alsat.