Gazetar: Angell Dimovski

Zjarret ende po shkatërrojnë pyjet e Maqedonisë. Një sipërfaqe e madhe është djegur kryesisht me bar të thatë, dëllinja dhe ferra, shkruan Alsat.

Por edhe pse çdo ditë përballen me zjarrin, autoritetet nuk kanë të dhëna se cili është bilanci i dëmit nga zjarret nëpër pyje, prona shtetërore dhe ato pritave.

Nga “Pyjet e Maqedonisë”, thonë se me të dhëna specifike do të dalin pasi zjarret të shuhen plotësisht.

Zëvendësdrejtori i Pyjeve të Maqedonisë, Kire Mihailov vlerëson se këtë vit zjarret nuk kanë prekur pyje me cilësi të lartë.

“Lidhur me këtë vit, mund t’ju them se për momentin nuk kemi të dhëna specifike, sepse disa nga zjarret sapo janë shuar, disa janë ende duke u shuar, dhe ekipet tona do të dilnin për të detektuar zonën që është djegur pasi zjarri të jetë shuar plotësisht. Pra, bazuar në hartografinë tonë, do të përcaktojmë se sa prej atyre zonave kanë zënë zona private, sa prej tyre janë tonat, domethënë pyjet shtetërore”, tha Mihailov.

Mihailov u bën thirrje të gjithë qytetarëve që lëvizin në male të mos ndezin zjarre në qiell të hapur, sepse një shkëndijë nga zjarri mund të shkaktojë zjarr në shkallë të gjerë.

“Barnishtet që janë tashmë me kashtë, sepse shohim se të korrave po u vjen fundi, ato të mos digjen në asnjë mënyrë. Nuk është as masë agroteknike, prandaj le të vijë deri te prerja, te lëvrimi i asaj kashte e kështu me radhë. Pra, fjalë për fjalë, zjarr nuk duhet askund. Nëse dikush mendon se zjarri në oborrin e tij është i sigurt dhe nuk mund të dëmtojë natyrën ose pyllin, gabohet. Pra, uji, zjarri janë fatkeqësi natyrore që nuk mund të kontrollohen në një situatë si kjo që kemi tani”, u shpreh Mihailov.

Në zjarret e vitit të kaluar janë djegur mbi 95 mijë hektarë pyje, që është 3.7% e territorit të përgjithshëm të vendit. Për dallim nga djegia masive, janë mbjell vetëm 154 hektarë pyje të reja. / Alsat.mk

The post Akoma nuk dihet sa dëme kanë shkaktuar zjarret që kanë përfshirë vendin tashmë një muaj appeared first on Alsat.