Rruga Shëngjin-Velipojë është drejt përfundimit dhe do të jetë një nga akset më panoramike të Shqipërisë me potencial për zhvillimin e turizmit. Për këtë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ndau pamje nga punimet që po kryhen në këtë rrugë, e cila është drejt përfundimit.

Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e saj do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik të Shqipërisë. Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës. Kjo rrugë do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike.