Ky është momenti kur dy helikopterë janë përplasur teksa po tentonin të uleshin në një zonë malore në rajonin e Everestit, në Nepal.
Si pasojë e përplasjes, një turist indian ka humbur jetën, ndërsa një shtetas nga Zelanda e Re ka mbetur i plagosur.
Pas përplasjes, më shumë se dhjetë persona vrapojnë për t’u larguar nga zona.
Rajoni përreth Everestit konsiderohet një zonë veçanërisht e vështirë për lëvizje, pasi mungojnë rrugët automobilistike dhe transporti me helikopterë është një nga mënyrat kryesore për të lëvizur në këtë territor malor.
