Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, pranë ish-fabrikës së qelqit “Stakllarnica”.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Citroën”, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Nga përplasja, pjesë të automjeteve janë shpërndarë nëpër karrexhatë.

Qarkullimi në këtë pjesë të qytetit është vështirësuar ndjeshëm, duke krijuar kolona të gjata automjetesh.

Për momentin nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar. Ekipet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

/Monitor.mk