Aksident në afërsi të Petrovecit, makina del nga rruga dhe godet barrierën mbrojtëse

Sonte, në autostradën Shkup–Veles, pranë Petrovecit, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin, sipas informacioneve fillestare, një automjet udhëtarësh ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse (bankinë).

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë ekipet e Ndihmës së Shpejtë, policia dhe shërbimi zjarrfikës.