
Një aksident trafiku ka ndodhur tani në afërsi të kazermës në Tetovë, ku fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas informacioneve fillestare, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë e policisë, të cilat janë duke kryer këqyrjen dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Qarkullimi në këtë pjesë të rrugës për momentin është i bllokuar, derisa automjetet të largohen nga vendi i ngjarjes. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes.



