Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një aksident komunikacioni ndërmjet dy automjeteve të udhëtarëve në rrugën A1 Prilep – Rosoman në afërsi të fshatit Radobil. Nga aksidenti pesë persona kanë marrë lëndime, prej të cilëve tr e janë dërguar në spitalin në Prilep, ndërsa dy në spital në Kavadar, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e dy personave, informuan sonte nga MPB.

Nga atje njoftuan se prej orës 18:00 komunikacioni zhvillohet në një korsi me lëshim alternativ të veturave.

“Me hollësi në mënyrë adekuate do ta njoftojmë publikun pas përfundimit të mbikëqyrjes”, shtuan nga MPB.