
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje në orën 10:00 në Koçan, policia nga DPB të Koçanit ndaluan 22-vjeçarin D.Z. dhe 23-vjeçarin N.D., të dy nga Koçani, sepse gjatë një kontrolli në shtëpinë e tyre, tek D.Z. u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
Më vonë, me urdhër gjykate, u krye një kontroll në shtëpinë e D.Z., gjatë të cilit u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, dy mulli me mbetje marihuane dhe sende të tjera të dyshuara se janë nga një krim.
Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.