Gjatë një kontrolli të gjerë të trafikut në Tetovë, policia ka shqiptuar gjithsej 71 masa për kundërvajtje dhe vepra penale në komunikacion.
Nga masat e shqiptuara, 40 ishin ndaj drejtuesve të motoçikletave që lëviznin pa helmetë mbrojtëse, katër ndaj drejtuesve të trotinetëve elektrikë, tre për mungesë të targave të regjistrimit, dy për leje qarkullimi të skaduara të motoçikletave, një për policë sigurimi të skaduar dhe 16 masa për shkelje të tjera të kryera nga motoristët. Gjithashtu, janë shqiptuar edhe dy masa për kundërvajtje të tjera në komunikacion.
Policia ka zbuluar edhe tri vepra penale, ndërsa autorët janë privuar nga liria për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Gjatë aksionit janë konfiskuar tre motoçikleta.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut për të kontribuar në rrugë më të sigurta për të gjithë.
