Aksion në Strugë: Konfiskohen 62 pako me marihuanë gjatë kontrollit të një veture

Dyzetë e gjashtë vjeçari A.T. nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë, sot në mëngjes në orën 7 e 5 minuta ishte privuar nga liria në rrugën magjistrale Strugë – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Frëngovë të Strugës.

E privuan nëpunës të policisë nga Stacioni policor Frëngovë, në kuadër të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Perëndim, pasi gjatë bastisjes së veturës të cilën e drejtonte, “opel zafira” me targa të Strugës, zbuluan tre çanta me 62 pako me mariuhanë.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është njoftuar prokurori publik, droga është marrë, ndërsa A.T. është mbajtur në stacionin e policisë.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, DPB Strugë do të parashtrojë parashtresë adekuate” njoftoi MPB.