Qendra për Menaxhim me Kriza informoi se deri në orën 12:00, në vend ka pasur gjithsej 12 zjarre në hapësirë të hapur nga të cilat gjashtë janë aktive, tre janë nën kontroll dhe tre janë shuar.

Aktive janë zjarret në Komunën e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës – fsh. Niviçino, mali Golem Goten dhe Malet e Maleshevës (pyll i ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët), Komunën e Prilepit 1 – fsh. Beshishte, vendi i quajtur “Kodra e Beshishtës”, një krah drejt fsh. Gradeshnicë dhe tjetri drejt kufirit me Greqinë (pyll i përzier), Komunën e Prilepit 2 – krahu drejt fsh. Dren është aktiv, ndërsa pjesa ndërmjet fshatrave Careviq dhe Smollanë është nën kontroll (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët), Komunëm e Brodit  2 – ndërmjet fshatrave Creshovë, Lokvicë dhe Krapë (pyll i degraduar me dushk, shkurre dhe vegjetacion i ulët), Komunën e Shtipit – ndërmjet fshatrave Dragojevë dhe Selcë (pyll i ulët, ferra dhe bar i thatë), Komunëm e Zhelinës – ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin (pyll i ulët dhe i degraduar).

 Nën kontroll janë dy zjarre në Komunën e Brodit – fsh. Greshnicë (pyll i përzier dhe bar i thatë), Komunën e Brodit – fsh. Llatovë (vegjetacion i ulët dhe pyll i degraduar), Komunën e Karbincit – fsh. Junuzli (pyll).

Janë shuar zjarret në Komunën e Strumicës – vendi i quajtur “Tri Vodi” (vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier), Komunën e Zelenikovës – fsh. Gumalevë (vegjetacion i ulët dhe i përzier), Komunën e Shutë Orizares – rr. Brsjaçka Buna (deponi e egër).