Aktorja turke Ilsu Demirci ka vizituar Kosovën për të marrë pjesë në Sunny Hill Festival. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga qëndrimi i saj në festival, duke ndarë me ndjekësit atmosferën dhe përjetimet nga vizita. Demirci, e njohur për rolin e saj në serialin turk “Arafta”, numëron rreth 1.5 milion ndjekës në Instagram.

