Nga VMRO-DPMNE konsiderojnë se vetëm Venko Filipçe është në të njëjtën linjë me kryeministrin bullgar dhe Rumen Radev. Në vend se të qëndrojnë prapa interesave maqedonase, LSDM përgatit tradhti edhe më të madhe, akuzon VMRO-ja.
Të gjithë nga BE me vëmendje ndjekin reformat e qeverisë maqedonase dhe i përshëndesin duke thënë se jemi liderë në rajon, e vetëm Filipçe dhe Radev thonë se reforma e vetme janë ndryshimet kushtetuese. Pas një kohe të gjatë nënshtrimi dhe naiviteti nga ana e pushteteve të udhëhequra nga LSD, tani përfaqësuesit evropian shohin qasje shtetërore nga Qeveria e Maqedonisë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe thonë se meritojmë rrugë të qartë evropiane, tha Valentin Manasievski – VMRO-DPMNE.
The post Akuzat nxehen në Shkup: Kush po e drejton Maqedoninë drejt BE-së? appeared first on Alsat.
