Kabineti i kreut të Kuvendit Afrim Gashi ka reaguar ndaj pretendimeve të LSDM-së opozitare dhe paralajmërimeve për padi dhe interpelancë. Nga atje thonë se veprimi i Gashit ka qenë plotësisht në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese dhe të rregullores. Nga kabineti i Gashit thonë se bëhet fjalë për veprim që nuk përbën vullnet politik apo ndërhyrje arbitrare, por vetëm zbatim të dispozitave të qarta të Rregullores, me qëllim sigurimin e funksionalitetit të Kuvendit dhe respektimin e afateve të parapara në procedurën parlamentare. Kryetari i Kuvendit mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të institucionalitetit, sigurisë juridike dhe respektimit të vazhdueshëm të Rregullores, pa seleksionim dhe pa kalkulime politike, thonë nga kabineti i Gashit./Alsat.mk.
The post Akuzat / Veprimi i Gashit, sipas rregullores appeared first on Alsat.
