Prokuroria Publike Themelore e Shkupit ngriti aktakuzë kundër një burri 23-vjeçar nga Volkova, pasi janë siguruar prova se ai ka kryer akte të tjera seksuale me një vajzë të mitur.

“Në periudhën nga maji deri në korrik të këtij viti, i pandehuri e detyroi një vajzë pesëvjeçare të kryente akte seksuale në shtëpinë e tij dhe e kërcënoi se nuk i lejohej t’i tregonte babait të saj për këtë. Së bashku me aktakuzën, prokurori publik kompetent i paraqiti gjykatës një propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të pandehurin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Alsat.mk

The post Akuzë për akte seksuale me një mitur appeared first on Alsat.