Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Penale në Shkup kundër 10 personave fizikë dhe një personi juridik. Shtatë të akuzuarit kanë kryer veprën penale të ndërmjetësimit në prostitucion, katër prej të cilëve akuzohen edhe për veprën larje parash dhe aktivitete të tjera penale, për të cilat akuzohet edhe personi juridik. Dy anëtarët e tjerë të grupit akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të drogërave, ndërsa nëpunësi policor, përveç bashkimit kriminal, akuzohet edhe për veprën e nxjerrjes së sekretit zyrtar. Disa nga të akuzuarit i kanë fshehur të ardhurat e fituara. Anëtarë të grupit kriminal ishin edhe dy zyrtarë – një polic burgu dhe një nëpunës policor. Grupi i organizuar operonte nga viti 2020 deri në tetor 2024.