Duraku ka thënë se ndihet i turpëruar në vend të Hajredinit.

“Të shkruash se UÇK ka kryer krime lufte është turp për juve dhe gjithë karrierën tënde”, ka thënë fillimisht Duraku

Thotë se Hajredini ka qenë ndër personat e parë të deleguar në projektin e VMRO-s të quajtur VLEN.

“Të kuptoj, sado që është e turpshme, por ndjehem i shqetsuar se Ju dhe të tillë si Ju punoni si vazal te ata që nuk ia duan të mirën popullit shqiptar për ta nxirë të kaluarën e lavdishme të UÇK-së, e cila ushtri me luftën çlirimtare mundësoi demokratizim të shtetit, evitim të majorizimit dhe diskriminimit, dinjitet dhe përfaqësim të drejtë dhe të barabartë në gjitha nivelet e shtetit”, ka shkruar Duraku.

Ka shtuar se Hajredini duhet të tërhiqet nga deklarata e tillë dhe duhet të kërkoj falje sepse kjo është turpëruese.

“Turp të qoftë nëse Ju sa më shpejtë nuk tërhiqeni nga kjo deklaratë dhe nuk kërkoni falje popullit shqiptarë dhe ish-ushtarëve të UÇK-së”, ka përfunduar Duraku./indeks.mk/