Në qendrën tregtare “East Gate” në Shkup është aktivizuar alarmi i zjarrit, duke shkaktuar evakuimin e menjëhershëm të vizitorëve. Sipas informacioneve zyrtare, alarmi është shkaktuar gabimisht nga një blerës që ka shtypur butonin e alarmit. “Është aktivizuar alarmi te një qiramarrës, por gabimisht. Nuk ka asnjë zjarr dhe qendra tregtare është e sigurt”, thanë nga “East Gate”./Alsat.mk.
The post Alarm i rremë për zjarr në qendrën “East Gate” në Shkup appeared first on Alsat.
