Alarm në Çair: Dyshohet për një person që po dëmton veturat e parkuara

Qytetarët e komunës së Çairit janë alarmuar pas raportimeve për një person të dyshuar që po dëmton veturat e parkuara nëpër rrugët e qytetit.

Sipas dëshmive të publikuara në rrjete sociale, bëhet fjalë për një person i cili mban kapelë dhe syze, dhe që dyshohet se po gërvish automjetet në zona të ndryshme të Çairit.

Llogaria në Facebook “Duam Çair të pastër” ka publikuar edhe një fotografi të personit në fjalë, duke bërë thirrje për kujdes dhe vigjilencë nga qytetarët. Në përshkrimin e postimit thuhet:

“Kujdes… një person po i gërvish veturat te Bit Pazar… me kapuç, maicë dhe syze.”

Qytetarëve u bëhet thirrje që të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek organet kompetente./faktiditor.info