Aleksandar Jovanovski është drejtori i ri i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup. Ai vjen nga Qyteti i Shkupit si inspektor në Sektorin e Inspektoratit, ndërsa ka edhe përvojë të mëparshme në Sektorin për Zhvillim Ekonomik Lokal.

“Jovanovski ka shumë vite përvojë në sektorin privat në tregti si udhëheqës i një njësie organizative, dhe me një angazhim pune në Shoqatën për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mjedisit, ka punuar në zbatimin e projekteve ekologjike dhe shoqërore përgjegjëse. Jovanovski ka një arsim të lartë në menaxhim në Universitetin ‘Goce Delçev’ në Shtip dhe ka një certifikatë ndërkombëtare për qasje institucionale ndaj mbrojtjes së mjedisit. Me arsimimin, përvojën profesionale dhe angazhimin e tij në sektorin publik dhe privat, Jovanovski do të kontribuojë në përmirësimin e standardit të ndërmarrjes publike, modernizimin e sistemeve të menaxhimit të mbeturinave dhe mirëmbajtjen e një mjedisi të pastër, të shëndetshëm dhe ekologjikisht përgjegjës në qytetin e Shkupit”, njoftoi Qyteti i Shkupit.

The post Aleksandar Jovanovski, drejtori i ri i NP “Higjiena Komunale” appeared first on Alsat.