Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë ditës së sotme mbajti mbledhjen e Kongresit të Vazhdimësisë, që siç tha i pari i kësaj partie, Ali Ahmeti, u diskutuan situata politike aktuale në vend. Tutje, Ahmeti tha se u fol edhe për Kongresin e partisë që do të mbahet më 20 dhjetor, që siç tha, “do të përcaktojë drejtimin tonë të mëtejshëm”.

“Sot zhvilluam mbledhjen e Kongresit të Vazhdimësisë, një organ thelbësor në kuadër të organizatës sonë politike.

Gjatë këtij takimi patëm një diskutim të gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend, duke adresuar të gjitha sfidat me të cilat po përballet skena politike dhe shoqëria jonë.

Po ashtu, u ndalëm edhe në përgatitjet për Kongresin e 20 dhjetorit, një moment i rëndësishëm që do të përcaktojë drejtimin tonë të mëtejshëm”, tha Ali Ahmeti.