Ali Ahmeti: Kristijani e Zorani u bashkuan për t’i varros shqiptarët

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një tubimi zgjedhor ka reaguar ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se atë e shqetëson bashkimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti kujtoi zhvillimet politike të së kaluarës, duke akuzuar liderët e atëhershëm maqedonas për përpjekje kundër shqiptarëve.

“Kristijani e Zorani e dinë se janë bashku shqiptarët, sepse ata ishin bashkuar para për t’i varros shqiptarët! Kjo është e vërteta dhe prandaj unë i shkova Zoranit në shpi në Strumicë dhe dëshmitar e kam Oliver Spasovskin. Mos luani me zjarrin se do digjeni”, deklaroi Ahmeti.

Deklarata e tij u prit me duartrokitje nga simpatizantët, ndërsa Ahmeti ritheksoi se bashkimi politik i shqiptarëve mbetet përgjigjja më e fortë ndaj çdo sfide.