Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka qendruar në Kosovë për ngushëllime te familja e Gjeneral Haxhi Shalës, me rastin e vdekjes së babait të tij, Xheladin Shala (Baci Xhel) raporton monitor.mk.
Përndryshe Gjeneral Haxhi Shala ndodhet në arest në dhomat e Gjykatës speciale ku po gjykohet së bashku me ish themeluesit e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Kujtojmë se kreu i BDI-së Ali Ahmeti është bashkëveprimtar me Gjeneralin Haxhi Shala si dy figura mjaft të njohura në lëvizjet kombëtare dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

