Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në intervistë për RTV21 tha se pavarësisht kundërshtimeve brenda partisë, ai po e mendon tërheqjen nga politika, përcjell TV21. Ahmeti nuk tregoi se kur planifikon ta bëjë këtë veprim, por tha se BDI-ja ka krijuar kuadro të fuqishme, që janë të gatshme për ta udhëhequr partinë.

“Unë mendoj që kjo është çështje që e mendoj personalisht unë. Kur ngacmoj dikë nga bashkëdrejtuesve, bashkëudhëheqësve, thonë: jo-jo-jo, herët është kjo punë për ta menduar. Por unë e mendoj, unë mendoj sepse unë po bëj mbi 45 vjet veprimtari. Nuk është e lehtë jeta e të gjithë neve që kemi punuar kundër regjimit të Jugosllavisë, për këto ditë që i jetojmë sot. Nuk ka qenë e lehtë. Është jetë e frigoriferi, kaloriferi. Prej frigoriferi, nëse e fut trupin në kalorifer, sigurisht që i shkakton telashe organizmit. Jeta jonë e tillë është. Kështu që fundi i fundit, edhe ne duam si qytetarë të rëndomtë t’i përjetojmë ca gjëra, një lëvizje të lirë. Tani unështëpi-seli, shtëpi-seli, aktivitete, kështu që kemi nevojë të jetojmë pak edhe si qytetarë të rëndomtë”, tha Ahmeti në Click të RTV21.