Zëvendësministri i arsimit Lulzim Aliu tha se për herë të parë në arsimin shqip në Maqedoni të Veriut është futur Abetarja e Përbashkët Kombëtare.
”Për herë të parë pas shtatë vitesh, viti shkollor ka nisur me të gjitha tekstet e dorëzuara me kohë. Janë shpërndarë mbi 1 milion kopje librash në të gjitha shkollat, përfshirë tituj të rinj për lëndët që më parë nuk kishin materiale mësimore. Kur jemi te tekstet shkollore për herë të parë në arsimin shqip e futëm Abetaren e Përbashkët Kombëtare. Ndonëse edhe më parë ka pasur ministra shqiptarë të Arsimit kjo nuk është bërë, kurse ne ia dolëm. Le ta gëzojnë nxënësit shqiptarë dhe le të ndjehen njësoj si të gjithë nxënësit shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë”, tha Aliu
Aliu më tej përmendi investimet prej 32 milionë eurosh në infrastrukturë shkollore, konvikte dhe salla sportive.
Aliu përmendi edhe shtimin e buxhetit për studentët dhe për shkencën në Maqedoni të Veriut.
The post Aliu: Investime 32 milionë euro në infrastrukturën shkollore, është rritur dukshëm buxheti për studentët dhe shkencën appeared first on Alsat.
