Karlos Alkaraz debutoi në “US Open” me një fitore në tre sete ndaj Reili Opelka. Por më interesante se kjo ishte arsyeja që e ka shtyrë atë të rruante kokën për këtë turne.

“Doja t’i prisja flokët para ‘US Open’, sepse mendova se ishin shumë të gjata. Papritmas u gjenda vetëm me vëllain tim, i cili mori makinën e rrojës, por bëri një gabim. Kështu që e vetmja zgjidhje ishte t’i rruja plotësisht dhe kjo është ajo që bëra. Të them të drejtën, nuk ishte një qethje e mirë flokësh. Në fakt, ishte e çuditshme të shihja veten pa asnjë qime në kokë”, ka zbuluar tenisti i famshëm./Indeksonline/

The post Alkaraz zbulon arsyen për “look”-un e ri, me te cilin u shfaq në “US Open” appeared first on Alsat.