Alpinistja Uta Ibrahimi është kthyer në Kosovë pas përmbushjes së misionit të saj për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë.

E mirëseardhje i ka uruar ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrulla Çeku

“Mirë se erdhe Uta

Uta kthehet në shtëpi, pas përmbylljes së një prej rrugëtimeve më të jashtëzakonshme të saj, realizimin e projektit të ngjitjes së 14 majave më të larta në botë. Një arritje historike që e vendos atë mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë. Faleminderit Uta që lartësove shtetin tonë”, ka shkruar Çeku në Facebook./21Media