
Alta Banka e Serbisë është bërë zyrtarisht pronarja e re e Stopanska Banka Bitola, pasi oferta e saj u pranua nga një total prej 262 aksionarësh, raportoi 4NEWS.mk, transmeton Faktiditor.info
Si pjesë e transaksionit, u shitën 344,420 aksione, që përfaqësojnë 88.09 përqind të kapitalit të përgjithshëm aksionar të bankës me seli në Manastir.
Alta Banka me seli në B eograd ofroi 3,777 denarë për aksion të emetuar nga Stopanska Banka Bitola. Që oferta të ishte e suksesshme, duhej të shiten të paktën 273,795 aksione, ose 70.03 përqind e totalit të emetuar prej 371,538 aksionesh të zakonshme me të drejtë vote.
Me këtë blerje, institucioni financiar serb zgjeron ndjeshëm praninë e tij në rajon, dhe Stopanska Banka Bitola fiton një pronar të ri strategjik me të cilin pritet të modernizojë dhe forcojë më tej operacionet e saj./Faktiditor.info/
