Gazetar: Avni Tahiri
Në lidhje me shkrimet në disa media britanike dhe reagimet në vend për supozimet e hapjes së kampeve për emigrantë në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar Ambasada Britanike në Shkup, duke theksuar dy vendet kanë krijuar një Partneritet Strategjik të fokusuar në një kornizë afatgjatë politike, ekonomike dhe të sigurisë, e dizajnuar për të thelluar bashkëpunimin dhe për të forcuar stabilitetin dhe prosperitetin në të dyja vendet. Ambasada Britanike thekson se ky partneritet është i fokusuar në investime, rritje ekonomike dhe forcimin e sigurisë, duke luftuar emigracionin e parregullt dhe krimin e organizuar të lidhur me emigracionin, duke forcuar sigurinë dhe duke u përballur me rrjetet kriminale.
“Pas një takimi kyç midis kryeministrave Starmer dhe Mickoski në maj Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut vendosën një Partneritet Strategjik të fokusuar në një kornizë afatgjatë politike, ekonomike dhe të sigurisë, e dizajnuar për të thelluar bashkëpunimin dhe për të forcuar stabilitetin dhe prosperitetin në të dyja vendet. Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një Partneritet Qeveri me Qeveri për realizimin e projekteve infrastrukturore kritike në Maqedoninë e Veriut. Ky bashkëpunim u forcua edhe nga të dy kryeministrat gjatë Procesit të Berlinit, që u mbajt në Britani në tetor të këtij viti. Për më tepër, të dy vendet bashkëpunojnë përmes Grupit të Përbashkët të Punës për Migracionin për të luftuar migracionin e parregullt dhe krimin e organizuar të lidhur me emigracionin, duke forcuar sigurinë dhe duke u përballur me rrjetet kriminale. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë aleatit tonë Maqedoninë e Veriut në NATO për të avancuar prosperitetin, sigurinë dhe rritjen ekonomike”, thonë nga Ambasada e Mbretërive të Bashkuara në Shkup.
Partia opozitare LSDM-së kërkoi të sqarohej se çfarë është arritur me britanikët, reaguan edhe nga VMRO–DPMNE. Nga kjo e fundit thonë se Maqedonia nuk planifikon dhe nuk negocion për hapjen e kampeve për emigrantë ndërsa akuzuan LSDM-në për shpërndarje të lajmeve të rreme./Alsat.mk
The post Ambasada e Britanisë: Londra dhe Shkupi kanë krijuar partneritet strategjik, për investime por dhe forcimin e sigurisë duke luftuar emigrimin appeared first on Alsat.
