Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas informacionit se një 25-vjeçare nga Kosova, është gjetur e vdekur në Tetovë, njofton TV21.
Nga Ambasada kanë bërë të ditur se e ndjeki nga afër zhvillimin e rastit.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftim.

