Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani ka reaguar në profilin e tij në Facebook, pasi kohës së fundit ishte cak i kritikave, transmeton TV21.
Meidani edhe pse nuk e përmend se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, ai lë të nënkuptojë se këto kritika nuk e lëkundin nga përkushtimi i tij – “të përfaqësojë Shqipërinë me dinjitet”, duke vendosur simbolin e flamurit shqiptar me shqiponjën dy krerësh.
“Fjalët kalojnë, puna mbetet. Vizioni nuk tronditet nga zhurma – vetëm forcohet.
Përkushtimi im mbetet i palëkundur: të përfaqësoj Shqipërinë
me dinjitet.
Përpara, me të njëjtin ritëm!”, shkruan Meidani.
