Ambasadorja e SHBA-ve, Anxhela Ageler dërgoi urim për zgjedhjen e Radmilla Shekerinskës për zv.sekretare gjenerale të NATO-s, përcjell TV21.

-Urime deri te Radmilla Shekerinska zv.sekretaren gjenerale të ardhshme të NATO-së, si dhe deri te kryeministri Hristijan Mickoski dhe për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut që e mbështetën kandidaturën e saj. Provë e fortë për profesionalizmin dhe përvojën e Shekerinskës dhe rolin e Maqedonisë si aleate e vlerësuar e NATO-së dhe partnere e SHBA-ve, ka shkruar Ageler në rrjetin X.