Amerikani kapet në Aeroportin e Shkupit me 204 objekte koleksionuese të cilat kapin vlerën e 700 mijë denarëve

Një amerikan u kap me kartëmonedha dhe monedha koleksionuese në Aeroportin e Shkupit, transmeton FaktiDitor.info

U sekuestruan 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi, vlera e të cilave vlerësohet në 700,000 denarë (11,000 euro), njoftoi Administrata Doganore.

“Rasti u zbulua në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas amerikan”, tha Administrata.

Pasagjeri, megjithëse mbante me vete një sasi të madhe parash për qëllime koleksionimi, u drejtua për në kanalin jeshil. Për shkak të dyshimeve, ai u përzgjodh për një kontroll të detajuar, gjatë të cilit u zbuluan kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi si në valixhet ashtu edhe në çantat që mbante me vete.

Kundër pasagjerit janë iniciuar procedurat përkatëse para një gjykate kompetente.