Mesfushori i Grasshopperit, Amir Abrashi, është suspenduar për tri ndeshjet e ardhshme në Superligën e Zvicrës në futboll. Vendimi u mor të premten, ndërsa Abrashi u pezullua për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e së enjtes ndaj Baselit.

Sipas njoftimit, Abrashi u përjashtua për akt të dhunës, ndërsa edhe provokimi i bërë ndikoi në dënim. Në minutat shtesë të ndeshjes së fituar 1:0 nga Baseli, ndaj Abrashit u bë një ndërhyrje e ashpër nga prapa. Abrashi, sipas raportimeve, ka prekur me dorë lojtarin e Baselit, Koba Koindredi, që edhe e bëri ndërhyrjen

Derisa po largohej nga fusha, Abrashi pati një përplasje edhe me trajnerin e Baselit, Stephen Lichtsteiner.

“Është pjesë e futbollit. Ishte një veprim në të cilin ai goditi lojtarin tonë në fytyrë. Unë thjesht i mbroj lojtarët e mi”, ka thënë Lichtsteiner.

Xherdan Shaqiri luajti vetëm në pjesën e parë për Baselin. Sipas “Blick” ai luajti në krahun e djathtë të sulmit, pozitë jo e zakonshme e tij te skuadra zvicerane. Shaqiri u zëvendësua për shkak të një shqetësimi muskulor.

The post Amir Abrashi pezullohet për tri ndeshje, goditi kundërshtarin appeared first on Alsat.