Brazili do të luajë dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars, si para përgatitje për Kupën e Botës. ”Selecao” më 26 mars do të luajë ndaj Francës derisa më 1 prill përballet me Kroacinë. Trajneri i Brazilit, Karlo Ançeloti është afër të finalizojë listën për këto dy ndeshje.
Sipas raportimeve të fundit, ai nuk do të dërgojë ftesë për ish-futbollistin e Barcelonës dhe PSZH-së, Nejmar. 34-vjeçari në muajt e fundit ka pasur në vazhdimësi probleme me lëndimet por dëshira e tij është të jetë pjesë e kombëtares së Brazilit për këto dy ndeshje miqësore dhe poashtu edhe për Kupën e Botës.
Por duket se pasi nuk është në 100% të formës, Ançeloti nuk do të ftoj Nejmarin për ndeshjet ndaj Francës dhe Kroacisë, por mundësia për përfshirje në listën finale të Kupës së Botës mbetet ende e hapur./IndeksOnline/
The post Ançeloti nuk fton Nejmarin për dy sfida përgatitore para Botërorit 2026 appeared first on Alsat.
