Për trajnerin Karlo Ançeloti, pas Brazilit ekziston vetëm një skuadër: Real Madrid. Në një intervistë për “L’Equipe”, italiani u shpreh hapur se ku e sheh veten nëse largohet nga kombëtarja amerikano-jugore.
“Real Madridi është i vetmi ekip që do të pranoj të drejtoj pas Brazilit. Viti i kaluar ishte i ndërlikuar. Patëm shumë dëmtime. Kishte ndeshje ku nuk kisha asnjë qendërmbrojtës titullar. Luaja me lojtarë akademie si Asencio, megjithëse ishte i mirë,” theksoi Don Karlo.
The post Ançeloti “selam” Çabi Alonson: Pas Brazilit do të rikthehem në Madrid appeared first on Alsat.
